I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, aktivisti i Lëvizja Bashkë, Arlind Qorri, foli për situatën e Belinda Balluku dhe pezullimin e saj nga detyra, duke analizuar rrezikun ligjor që ajo përballet, pozicionin e saj si zv/kryeministre dhe ndikimin e vendimeve të mundshme të gjykatës mbi karrierën dhe reputacionin e saj.
Qorri komentoi gjithashtu mënyrën se si autoritetet politike po trajtojnë çështjen dhe çfarë mund të ndodhë në rast se akuzat qëndrojnë, duke dhënë një vlerësim të situatës nga perspektiva ligjore dhe politike.
“Cfarë duhet të bëjë më shumë një ministër që të hiqet ose të shkarkohet nga detyra? Në këtë moment, Ballukun e kemi të pezulluar dhe jo të shkarkuar. Denimi i saj është aq i rëndë, përderisa ata i thanë me 35 vite burg, që do të thotë që afërsisht burgim i përjetshëm. Çfarë po presin këto me kollare? Po e çoj çështjen në ekstrem. Çfarë presin që Balluku të ‘bushi çantën me lek’ dhe të iki natën të kalojë kufijtë apo të marrin armën. Belinda Balluku për shkak të pozicionit që ka, si zv/kryeministre dhe ndërmjetëse mes Ramës dhe bandes së tij. Ose nga pozicioni që ai ka në Fier në zgjedhjet e parakohshme. Rama nuk është më kryetari i qeverisë, nuk është më as kryetari i PS; për mua, Partia Socialiste ka humbur. Ai është vetë aty. Belinda Balluku për të është favorizimi i tyre. Nëse Rama e lëshon Ballukun, i bie që i do të reflektojë dobësi duke thënë te të vetët që ‘unë s’ju mbaj dot vëllezër’. Ai do ta mbajë deri në fund Ballukun,” shprehet Qori.









