Klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu, pas rezultateve të dobëta në kampionat.
Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, atë në derbi dhe ndaj Teutës, klubi ka marrë vendimin për të larguar teknikun nga pozita e tij.
Në një njoftim zyrtar, Tirana falënderoi Nuhiun për kontributin dhe përkushtimin gjatë drejtimit të ekipit.
“KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë,” thuhet në komunikatën e klubit.
Ndërkohë, mbetet të shihet se kush do të pasojë Nuhiun në stolin e Tiranës, me Orges Shehi si kandidatin kryesor për momentin.









