Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 7 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra i mituri ka humbur jetën në spital.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Kastrioti”, ku shoferi pas ngjarjes është larguar nga vendnngjarja.
Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit.









