Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Përmes avokatit të tij, referuar një vendimmarrje të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, Mediu pretendoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të ishte gjyqtare e çështjes.
Sipas avokatit, gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm si në rastin e Mediut./ BW









