Kreu i opozitës, Sali Berisha, tha sot nga konferenca e radhës për mediat në selinë e PD-së, se Edi Rama po e përdor Belinda Ballukun si parzmore për të mbrojtur veten e tij, duke mos pranuar t’i heqë imunitetin për aferat korruptive.
“Demokratët flasin vetëm për Ramën, Rama ka bllokuar aksin e drejtësisë. Kjo që po ndodh sot de facto është asgjësimi i shtetit ligjor, pra kjo është grusht shteti. Qytetarët e kanë të qartë se kreu i organiziatës kriminale është një dhe i vetëm Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Lidhur me mbledhjen e së entjes së grupit të PS në Pallatin e Brigatave për të vendosur për qëndrimin zyrtar për çështjen e Ballukut, Berisha tha: Nuk është grupI PS me Kushtetutë ai që përcakton qëndrimin ndaj “Mandatetve”, por Këshilli i Mandateve por ata si skllevër nuk guxuan të votojnë, ndaj vepruan në kundërshtim me Kushtetutën. Ata janë marioneta të Edi Ramës dhe do ti ndjekë çështja e Ballukut.









