Në përvjetorin e katërt të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Aleancës për Ukrainën, duke e cilësuar luftën si një betejë për liri dhe të drejtat sovrane të popullit ukrainas.
Ai gjithashtu kërkoi që Ukraina të vazhdojë të marrë ndihmë ushtarake dhe humanitare për të përballuar sulmet e mëtejshme ruse.
“Ne u mblodhëm këtë mëngjes për të shënuar një tjetër përvjetor tragjik. Katër vite luftë të pamëshirshme. Sot ashtu si çdo ditë kujtojmë gjithçka që Ukraina ka përballuar. Por teksa nderojmë të rënët dhe ata që vazhdojnë të vuajnë, ne ruajmë edhe shpresën, të frymëzuar nga katër vite qëndresë të pathyeshme dhe vendosmërie të palëkundur”, u shpreh Rutte.









