Sot bëhen 4 vjet nga pushtimi rus në Ukrainë dhe që nga 24 shkurti 2022 ka pasur përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje me shtysë nga Shtetet e Bashkuara.
Rruga diplomatike mes Moskës dhe Kievit ka kaluar nëpër takime delegacionesh dhe deri te një samit i nivelit të lartë mes Vladimir Putin dhe Donald Trump, në Alaska.
Pas tre vitesh mbështetjeje ushtarake dhe politike të pakushtëzuar për Kievin, rikthimi i Trump në skenë ka ndryshuar balancat.
Presidenti amerikan ka rifilluar kontaktet e drejtpërdrejta me Moskën dhe ka hyrë në negociata me Putin për t’i dhënë fund luftës, duke rikonfiguruar rolin e Uashingtonit në krizë.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përpiqet të sigurojë një rol qendror në proces, pas një përplasjeje të fortë që u transmetua drejtpërdrejt në mbarë botën nga Shtëpia e Bardhë.
Evropa mbetet bastioni kryesor në mbrojtje të Kievit, por vijon të hasë vështirësi për të folur me një zë të vetëm në raport me zhvillimet e reja diplomatike dhe lëvizjet e Uashingtonit.









