Edhe këtë të martë banorët e Rrjollit kanë vijuar sërish me protestën e radhës, kundër ndërtimit të një resorti luksoz në tokat e tyre nga investitori Bashkim Ulaj.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, pasi banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet nga makineritë e firmës kontraktuese.
Siç shihet edhe nga pamjet mes protestuesve ka të përfshirë edhe gra dhe fëmijë të cilët përplasen me policinë.
“Jemi në tokën tonë. Do bllokojmë fadromat sepse janë tokat e gjyshërve, këtu do të vdesim”, shprehen ata.









