-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agjenda/ Nesër mbidhet grupi i PS për çështjen Balluku

Kryesoret

Kreu i PS-së Edi Rama, ditën e nesërme do të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtur Kuvendit, mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Në takim pritet të diskutohet, por edhe të mbahet një qëndrim zyrtar në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestim.

Takimi nis në orën 11:00 me fjalën hapëse të Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili. Në përfundim të mbledhjes, fjalën do ta marrë Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Hapja e Mbledhjes 

-Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama

-Raportimi i Ministrave

Raporti i Ministrit të Financave Petrit Malaj

Raporti i Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka

Raporti i Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj

Raporti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni
dhe Antikorrupsionin

Raporti i Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu

Raporti i Ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu

Raporti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala

Raporti i Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro

Raporti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo

Raporti i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH Taulant Balla.

Pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.

Vetë Rama dhe deputetët e tij do të dëgjojnë relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në atë çfarë u parashtrua prej prokurorëve të SPAK në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Për momentin trendi i qëndrimit të socialistëve anon nga mos dhënia e dritës jeshile kërkesës së SPAK për marrjen nga Parlamenti i autorizimit për arrestimin e zonjës Balluku.

Nëse kjo do të jetë ajo çfarë do të vendos shumica socialiste, atëherë do të jemi përballë rastit të dytë kur Partia Socialiste e Edi Rama nuk lejon arrestimin e një ministri të tyre.

Në vitin 2017 socialistët për kërkesë e ish Prokurorisë të Krimeve të Rënda, votuan vetëm për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të punëve brendshme Saimir Tahiri dhe vijimin e hetimeve por jo për arrestimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit