-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humb jetën foshnja pas lindjes, mjeku në Durrës nën hetim

Kryesoret

Një ngjarje ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku një nënë ka bërë një kallëzim ndaj një mjeku, duke e akuzuar për neglizhencë mjekësore, pas vdekjes së foshnjës së saj.

Sipas ankueses, më 19 shkurt 2026, ajo ka lindur në maternitetin e spitalit, por pak orë pas lindjes, foshnja ka humbur jetën.

Ajo pretendon se kjo ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe trajtimit të pamjaftueshëm nga mjeku.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë kryer hetimet fillestare dhe kanë dërguar dosjen në Prokurori për një shqyrtim më të thelluar.

Mjeku, i identifikuar si I. Sh., 43 vjeç, është përfshirë në një procedim penal për të hetuar mundësinë e fajësisë dhe ndikimin që ka pasur në humbjen e jetës së foshnjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit