Kina ka deklaruar se ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj të lidhura me ligjin amerikan për praktikat e padrejta tregtare (Neni 301), pas shqetësimeve të ngritura nga Përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së që mund të çojnë në vendosjen e tarifave të reja. Pekini theksoi se marrëveshja e arritur me Shtetet e Bashkuara në vitin 2020, që adreson këto çështje, është zbatuar plotësisht nga ana e Kinës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë së Kinës bëri thirrje për Shtetet e Bashkuara që të mos e ‘zhvendosin përgjegjësinë’ dhe të mos krijojnë probleme të reja, duke theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes së nënshkruar.
Përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së, Xhejmison Grier, njoftoi se hetimet do të vazhdojnë, duke përfshirë Kinën dhe Brazilin, dhe mund të çojnë në vendosjen e tarifave nëse konstatohen shkelje të praktikave tregtare.
Megjithatë, Pekini ka paralajmëruar se do të mbrojë interesat dhe të drejtat e tij nëse SHBA-ja vazhdon me hetimet dhe vendosjen e masave të reja kufizuese, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore përmes mekanizmit të konsultimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.









