Murat Jashari ka konfirmuar se ka marrë ftesa për postin e presidentit të Kosovës, por ka vendosur ta refuzojë këtë mundësi për arsye të rëndësisë historike që ka emri i familjes së tij.
Në një deklaratë, ai ka shpjeguar se peshën e madhe që mbajnë mbi supe sakrificat e familjes së tij në luftën për lirinë e Kosovës, e bëjnë të pamundur pranimin e një pozite të tillë.
“Po, në vazhdimësi kam pasur kërkesa për këtë pozitë, por për shkak të emrit dhe familjes, e kam refuzuar një pozitë të tillë,” ka thënë Murat Jashari. Ai ka theksuar se angazhimi i tij politik është i papranueshëm, duke iu qëndruar besnik parimeve të familjes që ka kontribuar për ndërtimin e Kosovës së lirë. “Moto e jonë ka qenë dhe mbetet: ne ju takojmë të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë shqiptarët janë tanët!” ka shtuar ai, duke nënvizuar se politika nuk është rruga që do të ndjekë.









