-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD denoncon rrugët e shembura: Miliona euro të shpenzuara, qytetarët në rrezik

Kryesoret

Zëdhënësja e Partia Demokratike e Shqipërisë për Anti-Korrupsion, Genta Vangjeli, ka kritikuar ashpër situatën e rrugëve në vend, duke e cilësuar si një keqmenaxhim të fondeve publike dhe rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Ajo theksoi se miliona euro të hedhura në projekte të shtrenjta rrugore janë duke u degraduar shpejt dhe po dëmtojnë besimin e qytetarëve.

Deklarata

Të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë hedhur në asfalt që sot po shembet, po rrëshqet dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.
Projektet rrugore të propaganduara si “vepra madhore” po rezultojnë simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve serioze për abuzim me fondet publike.
Në vend të infrastrukturës së qëndrueshme, qytetarëve po u serviren investime që dëmtohen vetëm pak muaj apo vite pas inaugurimit.
Vetëm në muajt e fundit janë raportuar shembje apo dëmtime në këto akse:

Rruga e Arbrit – Tuneli i Murrizit, inauguruar 1 vit më pare, kosto: mbi 300 milionë euro

Tuneli i Llogarasë – inauguruar 19 muaj më parë
Kosto: mbi 200 milionë euro

Tuneli i Skërficës rruga Kardhiq-Delvinë– hapur 3 vite më parë, kosto: rreth 145 milionë euro

Rruga Qukës–Qafë Plloçë – inauguruar 5 muaj më pare, kosto: rreth 260 milionë euro

Aksi Librazhd – Pogradec kosto: rreth 50 milionë euro

Aksi Maqellarë – Peshkopi (Luzni) – inauguruar 9 muaj më parë kosto: 10 milionë euro

Unaza e Burrelit – inauguruar 6 muaj më parë
Kosto: 1.2 milionë euro

Aksi Usojë – Mallakastër – inauguruar 5 muaj më parë kosto: 650 mijë euro

Aksi Kuç – Qeparo (segmenti që lidh lumin e Vlorës me Himarën) – inauguruar para 6 vitesh
Kosto: 35.4 milionë euro

Aksi Vllahinë – Poçem – çarje 2 vite pas ndërtimit , kosto: 4.7 milionë euro
Prej më shumë se 5 ditësh, qarkullimi në juglindje të vendit ka qenë i bllokuar, duke dëmtuar qytetarët dhe ekonominë lokale.
Kjo nuk është thjesht çështje infrastrukture.
Kjo është çështje përgjegjësie.
Kur rrugët shemben, nuk shembet vetëm asfalti — shembet besimi i qytetarëve, dëmtohet ekonomia kombëtare dhe rëndohet barra mbi taksapaguesit.
Ne kërkojmë:

Hetim të plotë për përgjegjësit teknikë dhe administrativë të këtyre projekteve.

Garanci reale sigurie për qytetarët që përdorin këto akse rrugore.
Edi Rama dhe qeveria e tij kanë pasur 13 vite kohë për t’u treguar shqiptarëve se çfarë mund të bëjnë për vendin.
Pas 13 vitesh, bilanci është i qartë: rrugë të shembura, kosto të fryra, korrupsion dhe mungesë llogaridhënieje.
Shqiptarët meritojnë rrugë të sigurta, jo projekte që rrëshqasin bashkë me dherat.
Koha e llogaridhënies nuk mund të shtyhet më.
Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në shesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit