Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nënshkruar dekreton për ligjin e ri “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, i cili vendos kufizime të rëndësishme për zyrtarët publikë dhe familjarët e tyre.
Sipas ligjit, zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët, përfshirë edhe familjarët e tyre, nuk do të kenë të drejtën të zotërojnë aksione ose të angazhohen në aktivitete biznesi që mund të përfitojnë nga pasuria publike.
“Ky ligj synon të rrisë transparencën dhe të parandalojë përfitimet personale nga pozitat publike, duke kontribuar në luftën kundër korrupsionit dhe përforcuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.”









