Protestat në Rrjoll po vijojnë sërish, teksa policia ka rethuar kantierin e ndërtimit banorët janë përplasur me to për të ndaluar punimet.
Protestat janë zhvilluar prej 3 javësh, kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt.
Bnorët janë shprehur se do të qëndrojnë në mbrojtjen e tokave të tyre edhe pse ka patur arrestime nga forcat e policisë.
Madje njërës prej familjeve me vendim të formës së prerë nga gjykata i është njohur e drejta e pronës, një mesazh i qartë për të drejtën legjitime të vijimësisë së protestës dhe një shpresë edhe për banorët e tjerë, të cilët pretendojnë se janë pasardhës dhe pronar tokash.









