Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti sot një mision faktmbledhës nga PPE (Partitë simotra). Pasi i përcolli deklaroi se kryeministri Edi Rama po mbron Belinda Ballukun për të shpëtuar kokën e tij.
“Çfarë diskutuam me partnerët tanë nuk mund ta nxjerr në publik. Janë ata që mund të bëjnë ndonjë prononcim. Vijnë në një kohë shumë kritike kur Edi Rama faktikisht, de facto ka asgjësuar sistemin e drejtësisë në kuptimin e akuzës për zyrtarët e lartë, gjë që është themelore.
Në kuptimin e ndëshkimit të zyrtarëve të lartë, Edi Rama po mbron veten e tij. Po paraqitet sikur mbron Lubinë, e falënderon që pranon refuzimin e dorëheqjes. Por ai u ka faktuar të gjithëve që është një hajdut dhe përpëlitjet e fundit për të mbrojtur vjedhjet.
Rama në vend që të çojë helikopterët për të marrë të sëmurët në Juglindjes, ai udhëton vetë me helikopter. Janë shumë të sëmurë që kanë procedurën e mjekimit të sëmundjes vetëm në Tiranë. Partia Socialiste është repart krimi” tha ai.









