Një gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marrë me qira në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier.
I moshuari rreth 80 vjeç prej tri ditësh nuk kishte kontakte me familjarët, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.
Detlef Fertig, ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar, por ka humbur jetën.
Nga këqyrja paraprake e trupit, i moshuari nuk ka shenja dhune, çka mendohet që vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.









