-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata rrëzon Plarent Ndrecën për përjashtimin e trupës

Kryesoret

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca e radhës për ish-deputetin socialist Plarent Ndreca, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tenderët për supervizimin e 4 komisariateve në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

GJKKO rrëzoi kërkesën e Ndrecës për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Flojera Davidhi, si e pabazuar në ligj. Treshja gjykuese e ish-deputetit përbëhet nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi.

Ndreca nëpërmjet avokatit te tij Ermal Yzeiraj kërkoi shpalljen e moskompetencës për shqyrtimin e kësaj çështjeje nga GJKKO, duke argumentuar se procedurat në fjalë nuk përmbushin elementët e një vepre penale që hyn në juridiksionin e GJKKO.

Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme ndryshe nga 15 të pandehurit e tjerë që zgjodhën gjykimin e shkurtuar, për të cilët SPAK ka kërkuar në total 11 vite e 3 muaj burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit