Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në facebook ka reagur lidhur me mbledhjen e sotme të Grupit Parlametar të PS, e cila në fokus kishte çështjen përfundimtare të Belinda Ballukut, duke u shprehur se halli i vërtetë i shqiptarëve nuk është Balluku dhe Rama, por bllokimi i Juglindjes e cila prej disa ditësh po përballet me vështirësi dhe sfida të mëdhaja.
Postimi i Blushit
Halli i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk është halli i shqiptarëve.
Halli i vërtetë i shqiptarëve është se një e treta e vendit vijon të jetë e bllokuar prej gjashtë ditësh.
Teksa Juglindja mbetet e izoluar, Edi Rama shfaqet në ekran për minuta të tëra duke broçkullisur marrëzira dhe duke u shqetësuar publikisht që Belinda të mos arrestohet.
Në vend të përqendrojë çdo sekondë për të zgjidhur hallin jetik të 1/3 së Shqipërisë, që ende nuk e di kur do hapet rruga, Edi Rama zgjedh, për minuta të tëra, të ndërtojë alibinë për t’i zgjidhur hallin vetes dhe Belindës.
Ndërsa autoambulancat me të sëmurë, nga Korça drejt Tiranës, lëvizin nëpër shtigje të thepisura dhe qytetarët po paguajnë më shtrenjtë biletat, Edi Rama pas fluturimit me helikopter, zgjodhi sot të fluturojë me presh.
E vetmja rrugë, më e shkurtër, më e shpejtë dhe më e sigurtë për të shpëtuar nga kjo e keqe është shembja dhe bërja copë e thërrime të këtij regjimi, njësoj si asfalti i shkërmoqur që na la trashëgim.