Grupi Parlamentar i PS, po mban mbledhjen, ku do të vendosë qëndrimi përfundimtar, bazuar në kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Nga nisja mbledhjes fjalën e ka marrë Kryeministri Edi Rama, ku nuk rreshti së foli përsëri për pushtetin gjyqësor, duke thënë se është mbështetësi më i madh i fuqisë së gjyqësorit.
“Ata paguhen nga taksat e shqiptarëve bashkë me 500 sekretarët e tyre, jo të ankohen për presionet inegzistente. Ne kurrë nuk do të ndërhyjmë në çështjet e drejtësisë. Edhe pse kjo alibia e pengimit të hetimeve është për të qarë jo për të qeshur”, u shpreh Rama.









