-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Do pres raportin për Ballukun! SPAK nuk preket

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama tha se zëvendësja e tij, Belinda Balluku, nuk ka pse të japë dorëheqjen pasi për të është ngritur akuzë nga SPAK. “Do pres raportin e Këshillit të Mandateve, për të thënë edhe unë fjalën time”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të enjten.

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tri herë, qysh kur iu ngrit akuza e parë, jo për korrupsion. Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri, me shkrim dorëheqjen kur u pezullua dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. E kam hedhur unë tri herë poshtë kërkesën e saj”, tha Rama.

“Kam bindjen që në këtë fazë revolucionare të jetës institucionale të vendit, ku ndryshe nga vendet me drejtësi dhe me institucione të konsoliduar, ne nuk mund të hymë në vallen e dorëheqjeve automatike sa herë ngrihet një akuzë.

E di unë shumë mirë teorinë dhe praktikën europiane të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri, ku përmes SPAK drejtësia po bën një shërbim të pamohueshëm për vendin, por edhe një dëm serioz për administratën, mekanizmi i qeverisjes nuk mund të kurdiset dhe shkurdiset sa herë bëhet një akuzë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit