Kreu i Qeverisë, Edi Rama deklaroi se udhëkryqi ku ndodhet sot Shqipëria paraqet disa rreziqe që kërkojnë një adresim të vendosur dhe disiplinë nga ana e deputetëve dhe ministrave. Listoi tre vendimet e fundit që sipas tij gjyqësori ka hyrë në punët e drejtësisë dhe parlamentit.
“Pezullimi i ministrit është ndërhyrje brutale në punët e qeverisë. Pa gjyq, i pa ndodhur në historinë e botës. Kërkesa e një shoqate gjyqtarësh për të rritur pagat e tyre me gjyq është ndërhyrje gjymtuese në territorin e ekzekutivit.
Vendimi i Kushtetueses sesi parlamenti ka vendosur të ndajë komisionet është ndërhyrje në punën e ekzekutivit. Kjo është hapu dhe. Por shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare. Nëse nuk fashiten këto nuk do të kemi gjyqësor të pavarur” tha ai.









