-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Izraeli po kërkon ndryshim demografik të përhershëm në Bregun Perëndimor dhe Gaza

Kryesoret

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka shprehur shqetësime serioze lidhur me veprimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, duke thënë se këto veprime po synojnë një “ndryshim të përhershëm demografik” dhe mund të çojnë në spastrime etnike.

Në një fjalim të mbajtur në Gjenevë, Turk theksoi se operacionet ushtarake të zhvilluara në veri të Bregut Perëndimor, që nga janari 2025, kanë rezultuar në zhvendosjen e rreth 32 mijë palestinezëve. Ai gjithashtu raportoi se dhuna është intensifikuar pas sulmit të Hamas ndaj Izraelit në tetor 2023, dhe forcat izraelite vazhdojnë të përdorin forcë të panevojshme dhe joproporcionale.

“Që nga fillimi i luftës, 1.020 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor. Këto veprime, së bashku me politikat e mëtejshme të kontrollit të territorit dhe lehtësimin e blerjes së tokave nga izraelitët, janë dënuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare”, tha Turk.

Komisioneri i Lartë nënvizoi gjithashtu se situata në Gaza ka arritur nivele alarmante, ku pas armëpushimit të 10 tetorit 2025, më shumë se 600 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1,600 të tjerë janë plagosur. Ai paralajmëroi për një krizë të mundshme madhore për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe rritjes së zhvendosjeve të popullsisë. Sipas të dhënave të OKB-së, pothuajse të gjithë banorët e Gazës janë zhvendosur të paktën një herë që nga fillimi i konfliktit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit