-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ditën e martë, një ngjarje që shënon vizitën e tij të parë në Shkup si lider i Aleancës.

Gjatë qëndrimit të tij, Rutte do të marrë pjesë në një stërvitje demonstruese të ushtrisë, një aktivitet që thekson angazhimin e NATO-s në përforcimin e sigurisë dhe mbrojtjes rajonale.

Kjo është hera e dytë që Rutte viziton Shkupin, pasi ai e kishte vizituar më parë qytetin në vitin 2021, kur mbante postin e kryeministrit të Holandës.

Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Vizita e Ruttes është pjesë e angazhimeve të NATO-s për të thelluar bashkëpunimin me shtetet e rajonit dhe për të mbështetur reformat e vazhdueshme të sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit