Presidenti Bajram Begaj, gjatë mbajtjes së fjalimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve dhe ndikimin e tyre pozitiv në rajon.
“Është i nder i veçantë të flas para jush në kuvendin e një shteti me të cilin ndajmë më shumë se një kufi. RMV nuk është vetëm vend fqinj i afërt dhe aleat, por një vend që Republika e Shqipërisë ka marrëdhënie tradicionalisht të mira. 2 vendet tona ndajnë interesa, sfida dhe një vizion të përbashkët evropian. Raportet tona kanë pasur ndikim pozitiv edhe në rajon. Ne takohemi, flasim, kuptohemi dhe ndërveprojmë në të gjitha nivelet. Angazhimi ynë i përbashkët në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi dypalësh duhet të thellohen edhe më tej”.









