-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parkim dhe muze arkeologjik, si do të transformohet sheshi ‘Nënë Tereza’?

Kryesoret

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të rëndësishëm për transformimin e Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë. Projekti parashikon ndërtimin e një muzeu arkeologjik nëntokësor, krijimin e një parkimi nëntokësor dhe rehabilitimin e plotë të sheshit.

Autoriteti kontraktor i ngarkuar për zbatimin e projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të kryejë procedurat e prokurimit publik, projektimin, mbikëqyrjen dhe ndërtimin. Në këtë proces mund të përfshihen edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe Bashkia e Tiranës, përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit. Financimi i projektit do të mbulohet nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të  ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””.
  2. Në funksion të zbatimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë:
  3. a) të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës;
  4. b) paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e territorit.
  5. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
  6. Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
  7. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit