Ministria e Jashtme e Kinës ka kërkuar qytetarëve kinezë që ndodhen aktualisht në Iran të forcojnë masat e sigurisë dhe të shqyrtojnë mundësinë e evakuimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas një deklarate zyrtare, ka një rritje të ndjeshme të rreziqeve të sigurisë, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara janë përshkallëzuar, duke rritur kërcënimet për sulme.
Në njoftimin e saj, Ministria theksoi se “në dritën e situatës aktuale të sigurisë në Iran, ministria e Jashtme kineze dhe ambasadat e konsullatat kineze në Iran u kujtojnë qytetarëve kinezë që të shmangin udhëtimet në Iran për momentin”.
Pekini ka bërë apel që shtetasit kinezë të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat e sigurisë në dispozicion për të shmangur çdo situatë të rrezikshme.
/5pyetjet.al









