Banorët e fshatit Tërpan janë ngritur në protestë pas bllokimit të rrugës që lidh fshatin me pjesën tjetër të zonës, për shkak të punimeve për ndërtimin e rrugës Tërpan-Ballaban-Përmet. Ata ankohen se puna e ndërtimit ka bllokuar aksesin e automjeteve në shtëpitë e tyre dhe tokat bujqësore.
Fatmir Çela, administrator i Njësisë Administrative, ka pranuar shqetësimin e banorëve dhe ka theksuar se ka bërë të mundur që kjo çështje të shqyrtohet nga bashkia Poliçan, e cila ka premtuar se do të ndërhyjë për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për këtë problematikë.









