Presidenti i vendit Bajram Begaj, në një konferencë për mediat nga Maqedonia e Veriut së bashku me homologen e tij Gordana Siljanovska-Davkova, foli për rolin e shqiptarëve në Maqedoni duke i konsideruar si një simbol i urës bashkëpunuese mes marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.
“Marrëdhëniet mes vendeve tona janë shembull i bashkëpunimit rajonal të vendosur për ta cuar më tej këtë bashkëpunim. Folëm edhe për marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive tona. Bashkëpunimi ekonomik është i rëndësishëm. Për ne për Shqipërinë vendi juaj konsiderohet partner i rëndësishëm ekonomik, por gjithmonë ka vend për më shumë”, tha Begaj.









