Protesta e Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme ka degjeneruar në përdorimin e molotovit drejt vilës së diktatorit Enver Hoxha në zemër të Bllokut, e cila është në prag të një transformimi në muze për ta ridimensionuar. Rrugëtimi me Sali Berishën në krye më pas është drejtuar për tek Kryeministria, aty ku e nisi dhe sipas të gjitha gjasave do të mbyllet.









