-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në Dubai, Ministria e Jashtme: Shqiptarë, mos dilni!

Kryesoret

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme deklaron se po ndjek me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.

MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale.

Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881.

Lufta Izrael-Iran, raketa godet Dubain! Tym, flakë dhe panik (VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit