-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj Iranit, Moska: Agresorët synojnë të shkatërrojë një shtet që nuk nënshtrohet

Kryesoret

Moska ka dënuar ashpër sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit, duke i konsideruar si synime të qarta të agresorëve të cilët duan të shkatërrojnë kushtetutën dhe qeverinë e një shteti tjetër që nuk nënshtrohet.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i cilësoi sulmet si “aventurë të rrezikshme” dhe që kërcënojnë rajonin. ‘Kjo katastrofë’ sipas Rusisë,  synon “shkatërrimin” e qeverisë iraniane, pasi ajo ka refuzuar t’i nënshtrohet “diktatit” të tyre.

“Uashingtoni dhe Tel Avivi kanë ndërmarrë sërish një aventurë të rrezikshme, e cila po e afron me shpejtësi rajonin drejt një katastrofe humanitare, ekonomike dhe, nuk përjashtohet, edhe bërthamore”, thuhet në reagimin e ministrisë.

“Synimet e agresorëve janë të qarta dhe të deklaruara hapur: të shkatërrojnë rendin kushtetues dhe qeverinë e një shteti që nuk e pëlqejnë dhe që ka refuzuar t’i nënshtrohet diktatit të forcës së tyre”, shtohet më tej në deklaratë.

Sipas Moskës, bëhet fjalë për “një akt të planifikuar dhe të pajustifikuar agresioni të armatosur kundër një shteti sovran dhe të pavarur, anëtar i Kombeve të Bashkuara, në shkelje të parimeve dhe normave themelore të së drejtës ndërkombëtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit