Ambasada Gjermane në Tiranë ka mbështetur qëndrimin e Delegacionit të BE-së për protestën e opozitës më 28 shkurt, duke theksuar se e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojë kurrë dhunën ndaj individëve ose pronës.
Në një reagim në Instagram, ambasada bëri thirrje për përgjegjësi nga liderët politikë për të siguruar bashkëjetesën paqësore në një demokraci.
“Udhëheqësit politike duhet te permbushin pergjegjesine e tyre per bashkëjetesë paqesore ne nje demokraci”, shkruhet në mesazhin e ambasadës gjermane në Tiranë.









