-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot në mbledhjen Lëvizjes Vetëvendosje, se Murat Jashari do të ishte “zgjedhja e duhur në momentin e duhur” për President të vendit. Ai tha se zgjedhja e tij President, “do të ishte nder për Republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin”.

“Kam qenë plotësisht i vetëdijshëm se Lëvizja Vetëvendosje, e vetme, nuk i ka 80 vota. Për këtë arsye menjëherë kam vendosur kontakte me liderët e dy partive më të mëdha opozitare, me qëllim që të diskutojmë për mënyrat e tejkalimit të kësaj sfide në mënyrë institucionale dhe të përgjegjshme. Takimet kanë qenë konstruktive dhe fillimisht ka qenë një pajtueshmëri se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese.

Një figurë e tillë, e padiskutueshme për të gjithë, sigurisht se do të ishte një kandidat nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për Republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin.

Rrethanat “gjeopolitike, nga lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërme dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e sulmet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër Lepencit dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior, kërekohej një moment reflektimi dhe një figurë e cila u bën ballë shtrëngatave me të cilat mund të përballet vendi ynë”.

Në kohë të vështira, ne gjithmonë, siç e dini të gjithë ju, kemi gjetur mbështetje dhe frymëzim te familja Jashari, ashtu siç gjetëm në kohën e luftës nën udhëheqjen e kryekomandantit Adem Jashari, prandaj edhe sot zgjedhja e një figure si Murat Jashari do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur. Pra, ky do të ishte dhe vazhdon të mbetet rasti ideal” tha ai, por Murat Jashari e refuzoi pak ditë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit