Duke lexuar një deklaratë nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe me lot në sy, prezantuesi i lajmeve në televizionin shtetëror njoftoi vdekjen e Ali Khameneit.
Prezantuesi, në videon e publikuar për mediat, lexon një pjesë të njoftimit në të cilën thotë, ndër të tjera:
“Udhëheqësi dhe Imami i muslimanëve, Shkëlqesia e Tij, Ajatollah Sejjid Ali Hosseini Khamenei, në rrugën e ruajtjes së lartësimit të faltores së shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, piu kupën e ëmbël dhe të pastër të martirizimit dhe iu bashkua Mbretërisë Më të Lartë Qiellore.









