Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ARRSH njofton për shpërthimin e kontrolluar që do të realizohet sot në segmentin e rrugës lidhëse të Llogarasë.
Shpërthimi, që është parashikuar të kryhet në orën 11:30, do të ndihmojë në hapjen e trasesë së rrugës dhe do të zhvillohet afër daljes së tunelit të Llogarasë, pa ndërprerë trafikun.
Njoftimi i ARRSH:
Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.
Related