E ftuar në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, shqiptarja Ita Gani, banore e Izraelit ka folur lidhur me situatën aktuale dhe luftën në Lindjen e Mesme.
“Sot Izraeli dhe SHBA nuk kanë gjuajtur por kanë bërë një kundërsulm shumë të zgjeruar ndaj Iranit, të gjithë pasditen. Sot nuk i është dhënë mundësia Iranit të na sulmojë. Gjendja e vështirë po vazhdon dhe ne qëndrojmë në strehimore.
Në momentin që raketat mbërrijnë në Izrael, direkt marrim një njoftim edhe kur mbaron sulmi, rimarrim sërish njoftim për të dalë nga dhomat e strehimit.
Faktikisht unë jam edhe mësuese shkollat janë mbyllur, përveçse spitalet dhe surpermarketet, çdo gjë është e mbyllur.
Me vrasjen e liderit të Iranit,Ali Ajetollah Kamenei, ka një rrëmujë në vend dhe qëllimi është rënia e qeverisë si dhe për të kthyer Iranin me fytyrë drejt perëndimit”, u shpreh Gani









