Forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë realizuar një sulm raketor ndaj disa objektivave kyç në Izrael, duke përfshirë zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandës së Forcave Ajrore.
Autoritetet iraniane e kanë cilësuar këtë veprim si “të papritur” dhe “të synuar me kujdes”, duke theksuar se sulmet kanë goditur rëndë këto objekte të rëndësishme shtetërore.
Në një deklaratë të dërguar nga agjencia iraniane Tasnim, Guardia Revolucionare ka njoftuar se ky aksion ka pasur si qëllim dëmtimin e strukturave kyçe të regjimit izraelit.
Pavarësisht pohimeve nga Irani, autoritetet izraelite ende nuk kanë konfirmuar nëse zyra e Netanyahu-t apo selia e komandës së Forcave Ajrore janë goditur, dhe gjithashtu nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth dëmeve.
Nga ana tjetër, burime iraniane kanë lënë të kuptohet se mbijetesa e Netanyahu-t është “e pasigurt”, por nuk ka pasur asnjë njoftim të mëtejshëm për fatin e tij.
/5pyetjet.al









