-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU-së, Elton Varaku

Kryesoret

Elton Varaku, ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), është arrestuar pas shpërthimit të dhunshëm në zyrën e tij, ku ka shkatërruar pajisje dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.

Gjykata e Durrësit e ka cilësuar arrestimin të ligjshëm dhe ka vendosur masën e “Arrest me burg”.

Ngjarja ndodhi pas largimit të Varakut nga posti i drejtorit, kur ai u kthye në zyrë dhe nisi veprime të dhunshme, duke dëmtuar kompjutera dhe objekte të tjera pune.

Policia e ndaloi atë në flagrancë, pas njoftimit të marrë nga institucionet përkatëse.

Avokati i Varakut ka shpjeguar se veprimet e tij ishin një reagim i çastit, ndërkohë që ai ka kërkuar falje për sjelljen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit