Kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja do të gjykohen për shpërdorim detyre.
Ata nuk kërkuan gjykim të shkurtuar gjatë seancës paraprake.
Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, kërkoi thirrjen e 10 dëshmitarëve dhe lexoi ekspertimin që vërtetoi dëmet ekonomike të shkaktuara.
Gjykata verifikoi të pandehurit, ku Byberi tha se nuk ka pasur asnjë dënim apo vërejtje gjatë 35 viteve të tij në detyrë. Hetimet vazhdojnë.









