Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend, raportin e anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve, përmes të cilit do të kërkojnë që t’i jepet autorizimi SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut. Lajmi është bërë me dije nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar qëndrimin e tyre pro kërkesës së SPAK-ut dhe në mbështetje të parimit të barazisë përpara ligjit.









