-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj vilës së Enverit, Berisha: Keqardhje! S’e dija që brenda kishte artistë

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dha një prononcim për gazetarët nga dera e SPAK-ut ku foli dhe për sulmin ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës. Ai u shpreh se nuk kishte informacion që kishte njerëz brenda godinës, ndërsa shtoi se ndjen keqardhje. Theksoi se nuk e dinte që ish-vila e diktatorit ishte bërë qendër kulturore dhe se ishte kundër kësaj.

“Ndjej keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj që s’kanë qenë objekt (i sulmeve). S’kam ditur që kanë qenë aty. Për ata ndjej keqardhje, s’duhet të ndodhte kurrsesi. Unë e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë që është bërë qendër kulturore (për ish-vilën e Enver Hoxhës). Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar. Mund të ishte të muzeu i torturave”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit