Teksa kryedemokrati Sali Berisha, sot ka mbajtur foltoren e radhës me demokratët e Durrësit, kanë vijuar edhe ankesat nga simpatizanët e PD.
Njëra nga ankesat u ngrit për deputetët e Partisë Demokratike që janë përfaqësues të qytetarëve të Durrësit, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Një prej demokratëve të pranishëm, në Foltoren e Berishës ka ngritur ankesën, duke u shprehur se deputetët e PD janë të parët për t’u veshur bukur dhe për fjalë të bukura, por mungojnë prej kohësh në takime me bazën.









