NATO ka dënuar ashpër shënjestrimin e Turqisë nga Irani, duke e cilësuar atë një akt të papranueshëm.
Ky incident ka ndodhur në një moment të tensionuar, ku mbrojtja ajrore e NATO-s ka ndërhyrë për të parandaluar një sulm raketor iranian drejt hapësirës ajrore turke.
Për këtë ngjarje, NATO ka shprehur mbështetje të fortë për aleatin e saj, Turqinë.
“Ne e dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin,” tha zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart.
“Qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes mbetet i fortë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore,” shtoi ajo.









