-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e Tomor Dostit/ Berisha: Nderimin më të madh për kontributin e tij të çmuar!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në statusin e tij facebook ka reaguar për ndarjen nga jeta të Tomor Dosti, duke e cilësuar atë një figurë me kontribut të çmuar në jetën politike dhe në qëndresën ndaj diktaturës komuniste.

Postimi i Berishës

Nderim për Tomor Dostin.
Të dashur miq, Tomor Dosti mbylli sytë përgjithmonë. Pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara të Shqipërisë, bir i Hasan Dostit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Kryetarit të Komitetit të Shpëtimit Kombëtar të Mukjes dhe drejtues kryesor i Ballit Kombëtar. Tomor Dosti që nga fëmijëria e tij përjetoi kalvarin e egër të luftës së klasave, përsekutimin, burgosjen dhe internimin në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Tomori mbështeti që në fillim përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit. Pas themelimit të Partisë Demokratike ai është zgjedhur përfaqësues deputet i saj në Parlamentin e Shqipërisë. Në vitet 1992-1996 Tomor Dosti është zgjedhur në postet drejtuese të Nënkryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
Duke shprehur nderimin tim më të madh për kontributin e tij të çmuar dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i Tomor Dostit të gjejë paqen e merituar. Amin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit