Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, duke theksuar atmosferën e jashtëzakonshme që ka krijuar pranvera në qytetin e gurtë.
Ai ka vënë në dukje se turistët kanë mbërritur më herët këtë vit, duke sjellë një valë të re vizitorësh që po gjallërojnë rrugët e kalldrëmta të zonës muzeale.
Rama ka shprehur optimizëm për një sezon turistik rekord, duke theksuar se ky fluks i vizitorëve do të ndikojë pozitivisht në ekonominë lokale dhe do të rrisë mikpritjen e Gjirokastrës.
“Mirëmëngjes dhe me rrezet e diellit mbi sokakët e Gjirokastrës, ku vizitorët nga e gjithë bota kanë nisur ta gjallërojnë më herët se çdo vit, duke premtuar një tjetër rekord për turizmin dhe gjithë zinxhirin e ekonomisë lokale në qytetin e gurtë, me mikpritjen e ngrohtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan në Facebook Rama.