Pete Hegseth, sekretari amerikan i Mbrojtjes deklaroi se SHBA kanë fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian.
“Në Oqeanin Indian, SHBA-të fundosën një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare. Në vend të kësaj, ajo u fundos nga një silurë (armë nënujore vetëlëvizëse)”, tha Hegseth.
Më herët, marina e Sri Lanka raportoi se anija iraniane IRIS Dena u mbyt në Oqeanin Indian, ndërsa rreth 140 persona rezultojnë të zhdukur nga një total prej 180 personash që besohet se ndodheshin në bord.









