-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështimi me Presidentin, Haxhiu: Sapo i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

Për këtë, ajo tha se e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani. “Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit