-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Garo: Deklaratat e Ballës cenojnë dinjitetin e gruas shqiptare dhe degradon nivelin e debatit

Kryesoret

Pas incidentit të ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputeti i PS-së, Taulant Balla, ofendoi deputeten e PD-së, Albana Vokshi, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke e cilësuar si të papranueshme dhe fyese për çdo grua shqiptare.

Ajo theksoi se ky akt cenon dinjitetin e gruas dhe degradon nivelin e debatit publik. Garo shtoi se ky është një sulm ndaj institucioneve dhe një shkelje e rëndë e respektit që gratë meritojnë në shoqëri.

Reagimi i zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Sot në Parlamentin e Shqipërisë u dëgjua një gjuhë që nuk i përket as institucioneve të një vendi europian dhe as traditës shqiptare.

Deklarata e deputetit Taulant Balla ndaj kryetares së Forumit të Gruas së Partisë Demokratike, deputetes Albana Vokshi, është e papranueshme dhe fyese për çdo grua shqiptare.

T’i thuash një gruaje, një nëne, në sallën e Parlamentit, se për të ka një numër telefoni 0900… është një akt që nuk ofendon vetëm një deputete të opozitës. Ai cenon dinjitetin e gruas shqiptare dhe degradon nivelin e debatit publik në vend.

Parlamenti duhet të jetë vendi ku përballen idetë, jo ku poshtërohen gratë. Arroganca e pushtetit ka kaluar çdo masë. Kur një përfaqësues i mazhorancës përdor këtë gjuhë, ai tregon varfëri morale dhe mungesë respekti për shoqërinë.

Sot nuk është thjesht çështja e Albana Vokshit. Sot është çështja e dinjitetit të çdo gruaje shqiptare që meriton respekt në familje, në shoqëri dhe në jetën publike.

Gratë shqiptare nuk do të heshtin përballë këtij degradimi moral nga kjo qeveri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit