Një pikë këmbimi valutor është grabitur mëngjesin e sotëm në zonën e “5 Majiit” në Tiranë. Një person ka vjedhur një shumë parash, nën kërcënimin e armës.
Autori pasi ka marrë paratë është larguar me vrap nga vendngjarja. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen.









